Loading…

​Gjobitet me 300 euro shoferi për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj, i hiqet edhe patent shoferi për 6 muaj

  • 02/02/2022 | 17:38

​Gjobitet me 300 euro shoferi për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj, i hiqet edhe patent shoferi për 6 muaj

Sot rreth orës 16:00, policia ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 92 km/h, transmeton Gazeta Metro.


Në lidhje me këtë policia, “ndaj shoferit me inicialet B.B (M/K) i moshës 32 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, njofton policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në apelin e policisë.

?????????????????????????????????????????????????????????

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë