Loading…

​Gërvalla qesharake edhe kur flet për gabimet e veta në Twitter: Thotë se huqja e flamujve nuk është shqetësuese

  • 15/02/2022 | 22:24

​Gërvalla qesharake edhe kur flet për gabimet e veta në Twitter: Thotë se huqja e flamujve nuk është shqetësuese

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka folur për gabimet në rrjetin social Twitter, derisa ka thënë se cilat janë dëmet që ajo i ka shkaktuar vendit, shkruan Gazeta Metro.


Gërvalla ka thënë se gabimet ndodhin por nuk i ka ndodhur asnjë dëm vendit për ato gafa në rrjete sociale.

“Gabime ne bëjmë çdo ditë. Në MPJD rreziku për gabime është shumë më i madh se Twitter-at. Të them të drejtën, rreziku i gabimeve të cilat publiku nuk i sheh aspak për mua është shumë më shqetësues se sa një Twitter, një flamur, që ka ndodhur në fazën e parë kur kemi marrë detyrën”, tha Gërvalla.

Ajo tha se gabime të tilla kanë bërë edhe institucione të tjera, duke përmendur rastin e Departamentit amerikan të Shtetit që tha se ka ngatërruar flamurin e Italisë me atë të Francës.

“Po mirë që janë huq dy flamuj, cili është dëmi që i është shkaktuar këtij vendi nga huqja e dy flamujve… E keni parë Twitterin e Departamentit të Shtetit të SHBA që ngatërron flamurin e Italisë dhe të Francës, çfarë i ndodhi Departamentit të Shtetit që bëri gabimin? E rëndësishme është të mos përsërisim gabime të cilat këtij vendi i kanë kushtuar rëndë. Gabime të cilat kanë të bëjnë me qasjen tonë në skenën ndërkombëtare dhe për këtë unë jam e kënaqur që jemi më të kujdesshëm”, tha Gërvalla.

Kujtojmë që Donika Gërvalla kishte ngatërruar flamurin e Andorrës me atë të Moldavisë, si dhe më herët kishte ngatërruar flamurin e NATO-së me atë të Kombeve të Bashkuara. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë