Loading…

​Durrës, 25-vjeçari gjendet i mbytur në det

  • 30/05/2021 | 14:27

​Durrës, 25-vjeçari gjendet i mbytur në det

Trupi i një të riu, rreth të 25-ave, është gjetur në basenin ujor të portit detar pak minuta më parë.


Ka qenë një telefonatë që ka sinjalizuar policinë kufitare mbi praninë e trupit në ujë dhe efektivët e saj janë vënë në lëvizje duke e nxjerrë nga uji të mbyturin.

Dyshohet se është një refugjat nga vendet e Lindjes së Mesme, pasi ka pasur edhe një çantë shpine dhe mund të jetë hedhur në ujë për të arritur me not tek ndonjë traget apo anije peshkimi për t’u larguar nga Durrësi drejt Perëndimit.

Në vendngjarje pritet të mbërrije ekspertiza, që do të hapë çantë që djali mban çantën, për të parë nëse ka dokumente, që verifikojnë origjinën e tij.

Durrësi konsiderohet një trampolinë për refugjatët e ardhur nga vendet e Lindjes së Mesme të cilët synojnë kryesisht Italinë dhe Gjermaninë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë