Loading…

​Drita pëson disfatë nga Inter Turku

  • 06/07/2022 | 19:45

​Drita pëson disfatë nga Inter Turku

Skuadra nënkampione e Kosovës, Drita, ka pësuar humbje në ndeshjen e parë kundër skuadrës finlandeze, Inter Turku, me rezultat 1:0.


Ndeshja u zhvillua, të mërkurën, në stadiumin “Veritas” në Turku, në kuadër të rrethit të parë në Ligën e Konferencës. Ndonëse pati një paraqitje shumë të mirë dhe krijoi disa raste të mira shënimi, në fund skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu pësoi humbje, në periudhën kur mbeti me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të Ilir Blakqorit.

Në fakt, ishte minuta e 74-t, kur Blakqori u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë, teksa nga ajo ndërprerje u pësua edhe goli. Topin e dëbuar nga portieri Faton Maloku shkoi në afërsi të portës, të cilën me gjuajtje me kokë e dërgoi në rrjetë Jussi Niska. Për Dritën raste të mira shpërdoruan Blend Baftiu dhe Besnik Krasniqi.

Sidoqoftë, ky rezultat nuk i zbeh shpresat e gjilanasve për t’u kualifikuar tutje, duke pasur parasysh se ndeshjen e kthimit e zhvillon para tifozëve të vet në stadiumin “Fadil Vokrri” në mesjavën e ardhshme

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë