Loading…

​Deputetët nuk marrin përgjigje, mungon kryeministri dhe shumica e ministrave

  • 27/02/2017 | 12:51

​Deputetët nuk marrin përgjigje, mungon kryeministri dhe shumica e ministrave

Deputetët e Kuvendit të Kosovës shtruan një mori pyetjesh por, që shumica prej tyre nuk morën përgjigje meqë në seancë nuk ishin të pranishëm ministrat dhe kryeministri për t’iu përgjigjur pyetjeve.

E vetmja ishte ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami që iu ka përgjigjur dy pyetjeve të Visar Ymerit dhe Lirie Kajtazit, derisa të tjerat mbetën pa përgjigje. Disa prej deputetëve anuluan pyetjet për shkak të mungesës së ministrave dhe kryeministrit, e disa të tjerë edhe i parashtruan.

Deputeti i Nismës për Kosovën Enver Hoti pyeti kryeministrin se sa zëvendësministra ka Qeveria e Kosovës. Derisa, Teuta Haxhiu e AAK-së, pyeti kryeministrin rreth dialogut me Serbinë dhe nëse kanë shtruar si temë çështjen e të pagjeturve. Pyetje të shumta pati edhe për ministrat që nuk ishin prezent në seancë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë