Loading…

​Dacic thotë: Do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

  • 25/07/2019 | 13:17

​Dacic thotë: Do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, ka deklaruar se Serbia do të fillojë përsëri fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Dacic ka thënë se pas bllokimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se ardhmja e këtij dialogu nuk dihet se çfarë zhvillimi i mëtejshëm i situatës në Kosovës do të jetë, ata do të nisin përsëri fushatën kundër Kosovës.

Ky i fundit tha se në Serbi ka fundi i gushtit priten ardhje të reja të zyrtarëve ndërkombëtarë në Serbi dhe nisma të reja dhe rishikim të situatës në Kosovë.

“Përmbajtja nga ana jonë ka marrë fund, do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve”, tha Dacic.

Ai tha se ende nuk e di nëse anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të jetë në rendin e ditës dhe shtoi se Serbia nuk kundërshton që Prishtina të marrë pjesë në nisma të ndryshme, por me status neutral dhe jo si një shtet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë