Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pak para Samitit të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor, është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, mirëpo nuk ka bërë të ditur se çfarë është biseduar, edhe pse tashmë çështja e liberalizimit të vizave ka mbetur jashtë agjendës së këtij samiti, shkruan Gazeta Metro.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para samitit deklaroi se Kosova e ka vendin mes familjes së madhe europiane.
Në lidhje me liberalizimin e vizave, Osmani u shpreh se nuk dëshiron të krijojë pritshmëri por theksoi se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.
Ndërsa duhet theksuar se shpresat janë të vogla se në Samitin e BE’së me vendet e Ballkanit, mund të ketë lëvizje pozitive.
Dihet tashmë që Franca është bllokuesja kryesore e liberalizimit të vizave dhe siç duket do të vazhdojë ta mbaj këtë qasje ndaj Kosovës. Të paktën zyrtarisht, vizat nuk janë as në agjendën e këtij samiti./gazetametro.net
Samiti i BE’së mund ta zhgënjejë Kosovën, Europa e Lirë përmend një afat të ri për vizat