Loading…

​Biden: Do t’i them Putinit se nuk do ta lejoj të shkelë të drejtat e njeriut

  • 31/05/2021 | 13:45

​Biden: Do t’i them Putinit se nuk do ta lejoj të shkelë të drejtat e njeriut

Presidenti i SHBA, Joe Biden zotohet de do t’i thotë presidentit Rus Vladimir Putin në takimin e tyre të ardhshëm se ai nuk do ta lejojë atë të shkelë të drejtat e njeriut.


Lajmin e deklaroi vetë presidenti amerikan në ”Veteran Memorial Park” me rastin e Ditës së Përkujtimit, e cila festohet nesër.

Njoftimi se do të presë një samit presidencial SHBA-Rusi, muajin e ardhshëm, e ka shtyrë qytetin zviceran të Gjenevës në mbingarkesë organizative, me zyrtarë tashmë që kërkojnë të garantojnë se siguruar do të jetë në lartësinë e duhur.

”Rreth 1 000 forca të sigurisë do të jenë të pranishme kur presidenti i SHBA, Joe Biden dhe presidenti rus, Vladimir Putin të takohen më 16 qershor”, theksoi shefi i ekipit Laurent Canel për transmetuesin zviceran SRF. /ATSH-ANSA/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë