Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Belgjikës dhe Rusisë, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin B të Kampionatit Evropian të futbollit EURO 2020.
Belgjika është skuadra e cila e ka dominuar totalisht fraksionin e parë të ndeshjes ku edhe ka krijuar epërsi prej dy golave, përcjellë KosovaPress.
Goli i parë u realizua nga Romelu Lukaku në minitën e 10’ kurse i dyti erdhi në minutën e 34’ nga Tomas Meunier.