Loading…

​Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë mundëson identifikimin e migrantëve të hyrë ilegalisht në vendin tonë

  • 26/06/2022 | 15:58

​Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë mundëson identifikimin e migrantëve të hyrë ilegalisht në vendin tonë

Policia e Kosovës në Prizren, pas pranimit të informacioneve relevante në bashkëpunim me qytetarë, sot me rreth orës 09:40, ka ndaluar një automjet të dyshuar me tabela shqiptare dhe gjatë kontrollimit në brendësi të automjetit janë gjetur shtatë persona migrantë ilegal, shtetas të huaj.


Sipas Policisë, një person i dyshuar, shtetas kosovar është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar edhe policia kufitare në Vërmicë.

“Lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha njësitet e nevojshme policore, është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe është marrë rekomandimi që rasti të adresohet në kompetencë të Njësitit të Migrimit për trajtim të mëtejmë të rastit sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë