Loading…

​Barça përmbys Sevillën, kalon në finale të Copa del Rey

  • 03/03/2021 | 23:36

​Barça përmbys Sevillën, kalon në finale të Copa del Rey

Edhe pse kishte humbur me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë, Barcelona e ka përmbysur rezultatin në ndeshjen e dytë kundër Sevillas në “Camp Nou” dhe ka kaluar kështu në finale të Copa del Rey.

“Blaugranët” e nisën furishëm takimin dhe e gjetën golin e epërsisë pas 12 minutave lojë kur sulmuesi francez Ousmane Dembele realizoi një gol të shkëlqyeshëm, përcjell KosovaPress.

Në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje shumë e balancuar me shumë pak raste shënimi nga të dy skuadrat dhe kur po mendohej se Sevilla do të kalon në finale të këtij kompeticioni, në skenë doli Gerard Pique i cili shënoi për 2-0 në sekondat e fundit të minutave shtesë duke siguruar vazhdimet e kësaj ndeshjeje.

Meqenëse Sevilla mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Fernandos në minutën e 90’, Barca hyri më e motivuar në vazhdime dhe në minutën e 95’ Braithwihite realizoi për 3-2.

Kjo fitore ia siguroi Barcelonës kualifikimin në finale dhe aty e pret fituesin nga takimi i ditës së nesërme ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Real Sociedadit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë