Loading…

​Banorët e tri lagjeve protestojnë kundër ‘Prishtina Parking’: S’lejojmë të na i marrin veturat

  • 18/03/2022 | 12:03

​Banorët e tri lagjeve protestojnë kundër ‘Prishtina Parking’: S’lejojmë të na i marrin veturat

Përfaqësuesit e lagjes “Lakrishtë”, “Qendra”, dhe “Bregu i Diellit” kanë protestuar të premten para objektit të Komunës së Prishtinës për të kundërshtuar “Prishtina Parking”.


Ata kërkuan nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama që të ndërmarr masa ndaj kësaj ndërmarrje meqë që siç thonë kanë vendosur laurat pa i pyetur. Po ashtu ata u ankuan se po ua marrin makinat përkundër që ligjërisht nuk kanë autoritet.

“Kemi dal me disa përfaqësues, jo me banorë me kundërshtua vendimin e ‘Parking Prishtina’ sepse janë shumë të padrejtë gjërat që janë duke ju ndodhur banoreve në veçanti banorëve rezidence. Përkundrazi nuk e fajësoj aspak kryetarin Përparim Rama sepse është një qeverisje e re, asamble e re që na besojmë shumë në ta[…]ky problem që po ndodh ka ndodhur pikërisht prej ish-qeverisjes së kaluar që nuk ka dashur të marr për baze kërkesat e banorëve të zonës ‘Qendër’. I ftoj asamblenë komunale sot në piken e rendit të ditës me vendos pikën e “Parking Prishtina” sepse banoret nuk do të ndalen se protestuari deri në instancat me të larta ne nuk do të ndalemi”, tha ajo.

Jah Balaj banor i lagjes Lakërishtë thotë se në çdo forme do mundohen ta ndalojnë këtë të padrejtë që po ju behet dhe se “Parking Prishtina nuk mund t’ua marrin makinat sepse është e jashtëligjshme.

“Ne kemi kundërshtuar një rregullore që është e kundërligjshme është në kundërshtim të plotë me ligjin mbi trafikun rrugorë dhe ligjin e policisë dhe ligjin e bashkëpronësisë. Ligjin e trafikut rrugorë në këtë ligj veç policia e Kosovës janë autoritet që munden me ndërmarr masa ndaj qytetarëve për trafik, ndalje, vozitje për çdo gjë vetëm këta mundem me dhanë gjoba munden me blloku kerre nëse është nevoja[…]Ne do t’i mbrojmë makinat tona në çdo formë dhe me çdo mjet. Përveç që vjen policia me i marrë atëherë e diskutojmë, ‘Prishtina Parking’ nuk mund të na i marrë makinat se nuk ka autoritet ligjor”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë