Loading…

​Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje

  • 23/06/2017 | 15:31

​Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, dy prej të cilëve dyshohet se janë të përfshirë në një rast të grabitjes së armatosur, ndërsa me këtë rast janë konfiskuar armë, municion dhe një veturë.


Njësiti i hetimeve rajonale që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, në bashkëpunim me një njësit të stacionit policor të Vushtrrisë, bazuar në informacione të mara në rrugë operative, dje kanë ndaluar një veturë të tipit Mercedes, me targa të huaja, ku ka arrestuar tre persona të dyshuar.

Policia e Kosovës raporton se i dyshuari i tretë që ndodhej në të njëjtin automjet është arrestuar pasi ndaj tij policia kishte një urdhër arrest. Gjatë kontrollimit të automjetit policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë të tipit Ecol Special, pesë fishekë (9 mm) dhe automjeti “Mercedes”, i cili aktualisht po ekzaminohet nga njësitet përkatëse.

Personat e arrestuar me këtë rast I.A, mashkull, 20-vjeç, Q.B, mashkull, 17- vjeç, shtetas të Kosovës me rekomandimin e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Ndërsa i dyshuari i tretë L.L, mashkull, 18- vjeç, shtetas i Kosovës, i është dorëzuar stacionit policor të Vushtrrisë për veprime të mëtejme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë