Loading…

​Arrestohen katër persona të dyshuar për prostitucion

  • 16/09/2020 | 11:53

​Arrestohen katër persona të dyshuar për prostitucion

Policia e Kosovës, Sektori Qendror i Hetimeve–Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ), pas hetimeve të zhvilluara, të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, me datë 15.09.2020, ka realizuar një plan operativo-taktik, me ç‘rast janë kontrolluar dy lokacione (Prishtinë dhe Fushë Kosovë) ku janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar; dy femra (një kosovare dhe tjetra shqiptare shtetase e Serbisë) dhe dy meshkuj kosovarë.


Personat e përfshirë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” apo “Bashkëkryerja” sipas kodit penal të RKS-së.

Gjatë realizimit të planit si prova materiale janë sekuestruar përkohësisht pesë (5) telefona mobil, njëqind e njëzet e pesë (125) euro, disa kopje të dokumenteve dhe një libër e evidencave.

Pas proceduarve të intervistimit të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
ma[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë