Loading…

​Aksioni i policisë në Shtërpcë, Jevtiq arsyetohet se kamerat ishin jashtë funksionit

  • 07/07/2022 | 15:15

​Aksioni i policisë në Shtërpcë, Jevtiq arsyetohet se kamerat ishin jashtë funksionit

Aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në Komunën e Shtërpcës për largimin e kamerave të sigurisë dhe sekuestrimin e dokumenteve të strukturave ilegale, kryetari i kësaj komune, Dalibor Jevtiq e ka konsideruar me prapavijë të qartë politike.


Sipas tij kamerat nuk janë në funksion në 6-7 vitet e fundit, dhe se ato nuk janë ilegale pasi instalimi i tyre është bërë gjatë viteve nga komuna e Shtërpcës në përputhje me procedurat ligjore të Kosovës.

“Së pari, më duhet të them se të gjithë duhet ta dinë se ata që pretendojnë se meqenëse kam dëgjuar se pretendimi i aksionit të Policisë ishte heqja e kamerave të paligjshme, kjo nuk është e vërtetë, se kamerat janë instaluar ligjërisht në tre raste në vitin 2013, 2016, 2017, nga ana e komunës që funksionon sipas sistemit të Kosovës në përputhje me procedurat ligjore të vlefshme dhe ajo që më duhet të them është se pas ndryshimit të ligjit para më shumë se një viti, sipas këtij ligji të ri, vetëm policia mund të ketë vëzhgim në video. Kamerat nuk janë në funksion që më parë, konkretisht në 6.7 vitet e fundit këto kamera nuk funksionojnë. Ajo që duhet të them më tej është se që nga fillimi i vitit 2022, në disa korrespondenca që kemi pasur me autoritetet në Prishtinë, kemi dhënë të gjitha informatat e nevojshme, kanë ardhur njerëz nga agjencia kompetente, të cilët bëjnë kontrolle për këtë çështje dhe ata njëjtë konstatuan, që kamerat nuk punojnë, që nuk janë në funksion, madje ne i kemi ofruar nëse duan t’i vendosim në këtë funksion, që policia të ketë mbikëqyrje mbi to, që ne ta bëjmë këtë si komunë këtë, kështu që do të ndajmë mjete për diçka të tillë”, u shpreh kryetari i Shtërpcës.

Kryetari i Shtërpcës po ashtu tha se edhe gjatë të hënës është kontrolluar objekti ku ndodhet serveri për mbikëqyrje të kamerave por nuk kanë gjetur asgjë.

“Ata kanë qenë këtu të hënën dhe të hënën kanë kontrolluar pikërisht dhomën ku ndodhet serveri dhe nuk kanë gjetur asgjë, le të themi të paligjshme dhe asgjë në kundërshtim me atë që nuk i kemi njoftuar me shkrim dhe gojarisht në këtë kontekst, është e pasaktë dhe nuk shoh arsye për paraqitjen e sotme të një numri kaq të madh të njësive speciale policore në komunën e Shtërpcës, sot kur është festë e madhe, sot kur është ditë tregu, sot kur qytetarët festojnë Shën Jovanin, të vijnë dhe të sillen në këtë mënyrë ndaj tyre është e papranueshe dhe ka një prapavijë të qartë politike gjithë ky proces”, tha ai.

Aksioni i sotëm policor në katër lokacione në Shtërpce tashmë ka përfunduar. Gjatë këtij operacioni nuk ka të arrestuar kështu të paktën janë dekladuad nga Prokuroria.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë