Loading…

​Abdixhiku: LVV po e shfrytëzon tragjedinë për përfitime politike

  • 09/09/2021 | 21:19

​Abdixhiku: LVV po e shfrytëzon tragjedinë për përfitime politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiu ka thënë se ideja e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca që të shtyhen zgjedhjet lokale, ka të bëjë me frikën e LVV-së për të dalë para qytetarëve të vendit.


Ai po ashtu tha se LVV me këtë ide po synon të cenojë demokracinë në vend.

“Përdorimi i një fatkeqësie për përfitime politike është atak në demokracinë. Në qoftë se të gjithë mekanizmat shtetërorë të kapjes së shtetit vihen në këtë shfrytëzim, atëherë po e sulmojnë demokracinë dhe për këtë s’mund të kemi pajtim. Pra, pikërisht se po na dhimben jetërat e njerëzve kemi kërkuar shkurtim të fushatës, për t’i shërbyer demorkacisë ditën e zgjedhjeve, jo për të suspenduar demokracinë. Zgjedhjet e kaluara kur ishin shtyrë LVV kishte dërguar në Gjykatë Kushtetuese lëndën, kishin argumentuar se kjo është atak në demokracinë dhe ky është qëndrimi që sot ne kemi përball një pozicioni të tillë”, tha ai.

Për më tepër Abdixhiku tha se ka pasur një diskutim ndërmjet LVV-së dhe komunitetit ndërkombëtar për shtyrje të zgjedhjeve për shkak të pandemsië, por që motivi është politik.

“Është diskutuar nga liderët e LVV-së dhe komuniteti ndërkombëtar për shtyrjen e zgjedhjeve për shkak të pandemisë, por motivi është puro politik. Ambienti politikisht është i rëndë për partinë në pushtet dhe një tragjedi duan ta shfrytëzojnë për përfitime politike”, tha ai në Rubikon.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë