Loading…

​30 ditë arrest shtëpiak për nxënësin që plagosi shokun e shkollës

  • 02/06/2017 | 19:06

​30 ditë arrest shtëpiak për nxënësin që plagosi shokun e shkollës

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, Avni Mehmeti, ka caktuar para pak çastesh masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh ndaj të miturit E. B. i cili dyshohet për plagosjen e shokut të tij të shkollës që ka ndodhur sot në Mitrovicë.


Lajmin e ka konfirmuar avokati i caktuar në këtë rast penal, Musa Damati. “Është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditëve. Në fazat e mëtutjeshme të procedurës do të vërtetohet qëndrueshmëria e elementeve të kësaj vepre penale”, ka thënë shkurt Damati.

Ndryshe, një sherr mes një grupi nxënësish të Shkollës Fillore “Fazli Grajçevci” në Mitrovicë, ka ndodhur sot në mëngjes në oborrin e kësaj shkolle, me ç’rast E.B. nxënës i klasës së nëntë ka pësuar lëndime me thikë. Mësohet se viktima ndodhet në QKUK dhe është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë