Sonda e NASA-s New Horizons ka mbijetuar fluturimin pranë Ultima Thulas, objektit më të largët në kozmos, të cilin e ka hulumtuar civilizimi njerëzor.
Shkencëtarët nga ShBA-të kanë konfirmuar se New Horizons ka qenë në gjendje të shkëlqyeshme pasi që ka fluturuar rreth shkëmbit kozmik për disa orë në këtë fundvit, transmeton GazetaMetro.net.
New Horizons' Historic Flyby of Ultima Thule: Full Coverage https://t.co/E8ZZf9MdK0 pic.twitter.com/tF9BCSoP8U
— SPACE.com (@SPACEdotcom) December 31, 2018
“Fluturtaken e kemi të shëndoshë. Sapo kemi bërë fluturimin më të largët”, ka thënë shefja e misionit Alice Boëman.
Radio-porosia e parë përmbante vetëm të dhënat themelore mbi gjendjen e fluturakes, por edhe konfirmonet se si ka ndodhur fluturimi dhe si memoria është mbushur me informata të reja.
Fotografitë e të dhënat kanë filluar të arrijnë në Tokës të martën vonë.
Prej këtyre të dhënave shihet e Ultima Thula është e përbërë prej dy sferash dhe duket si dordolec. Objekti është i gjatë 31 kilometra dhe sillet rreth boshtit të vet për rregth 15 orë.
Është paraparë që të bëhen 900 fotografi për disa sekonda, sa ka zgjatur fluturimi rreth atij objekti nga largësia prej rreth 3.500 kilometrash.
Vëzhgimi i Ultima Thulas duhet të ofrojë të dhëna të reja për Brezin e Kuiperit, rajon në skaje të sistemit diellor prapa Neptunit, ku ndodhet qindra mijëra trupa qiellorë./GazetaMetro.net
LIVE NOW on @NASA TV: New Horizons media briefing and updates on the spacecraft's final approach before flyby of #UltimaThule. At 3pm (ET), Q&A with the New Horizons team: https://t.co/zzh0qwgC7c
— NASA New Horizons (@NASANewHorizons) December 31, 2018