Disa persona kanë ide shumë interesante që për shumëkënd janë tejet të çuditshme. I tillë është edhe Dotan Negrin, i cili e la punën në New York, e kishte marrë pianon me vete, dhe ishte nisur në një udhëtim rreth e përqark botës.
Ai kishte vetëm një qëllim kënaqësinë, duke e thjeshtuar jetën e tij në tri gjëra: muzikën, udhëtimin dhe njerëzit. Begrin, me pianon e tij, ka vizituar mbi 300 qytete dhe mbi 20 shtete të ndryshme, ku ka performuar edhe nëpër rrugë duke argëtuar njerëzit, trasnmeton Gazeta Metro
Negrinit i pëlqen kjo jetë, destinacinet të cilat i viziton, muzika e pianos, si dhe të takojë njerëz të mirë. Dhe, kështu e ka në plan të vazhdojë jetën e tij.
Ai ka krijuar dhe ueb-faqen personale, pianoaround.com, ku publikon fotografi dhe video interesante nga aventurat e tij rreth botës, ndërsa për të kanë raportuar mediat më të fuqishme botërore. /gazetametro.net