Një veturë e policisë në Gjakovë shihet të jetë ndalur në rrugë.
Në një Fotografi që ka shpërndarë në Facebook një qytetar, shihen disa persona që provojnë ta vënë veturën në lëvizje, duke e shtyrë atë.
Vetura është e Policisë, ndërsa për ta vënë në lëvizje janë angazhuar disa qytetarë, ngjarja ka ndodhur sot gjatë ditës në Gjakovë.