Këtë të mërkurë, më 16 janar 2019, piktorja Majlinda Kelmendi do të hapë ekspozitën e saj personale “Coesistenza” në Romë të Italisë.
Ekspozita do të hapet në Muzeun e Laboratorit të Artit Bashkëkohor (MLAC) në Universitetin Sapienza, duke filluar nga ora 17:00, ndërsa në këtë ekspozitë do të prezantohen punimet më të reja të Kelmendit të krijuara në dy vjetët e fundit.
Përmes llogarisë së saj në Facebook, krijuesja Kelmendi bënë të ditur se përveç saj, në hapje të ekspozitës do të marrin pjesë edhe presidenti i fondacionit Sapienza në Romë Antonello Folco Biagini, si dhe drejtori i MLAC-ut, Claudio Zambianchi.
Kelmendi është artiste e njohur e artit e cila është e vlerësuar ndërkombëtarisht. Ajo ka ekspozuar punën e saj në vende të te ndryshme ndërkombëtare Italia, Austria, Gjermania, Hungaria, Portugalia, Belgjika, Spanja, Polonia, Texas / SHBA, Republika Çeke, Bullgaria, Mali i Zi, duke marrë çmime të rëndësishme dhe mirënjohje.
Ne ceremoni do të jenë prezent Ambasadoria e Republikës së Kosovës në Itali Alma Lama, Presidenti i Fondacionit Sapienza-Romë Antonello Folco Biagini dhe Drejtori i MLAC Claudio Zambianchi. Kjo ngjarje është në patronazh të Ambasadës se Kosovës në Itali, Fondacionin Sapienza Rome dhe Universiteti Sapienza të Romës.
Ekspozita do të qëndroj e hapur 16 janari deri më 31 janar 2019 ./gazetametro.net