Një profesor i psikologjisë ka bërë një njoftim të pazakonshëm për studentët e tij, transmeton Gazeta Metro.
Sipas përshkrimit që e ka vendosur të dera e zyrës së tij, jo secili student mund të kalojë mirë kur hynë aty.
Kjo pasi që tek dera ka vendosur një mbishkrim që u ‘rikujton’ studentëve me ankth se mund të përjetojnë shok elektrik, sapo të hyjnë në zyrë.
Profesori thotë se ideja e këtij lajmërimi nuk është për t’i kërcënuar studentët, por për t’i motivuar studentët që të shkarkojnë ankthin para konsultimit me profesorin.
“Ideja e këtij lajmërimi është jo me i kërcënuar studentët, ashtu edhe siç mundet me tingëllu, por përkundrazi me i motivuar maksimalisht që para se të vinë në konsultime ta shkarkojnë të gjithë ankthin, zemërimin që e kanë dhe këtu të vinë të bashkëpunojnë”, ka thënë ai.
Metoda të njëjta, ai thotë se praktikojnë edhe profesorët e tjerë anë e mbanë botës.
“Kjo është një lloj tradite e profesorëve gjithandej nëpër botë që hapësirën e derës ta shfrytëzojnë për mesazhe inkurajuese”, ka deklaruar profesori Fitim Uka.