Tashmë janë bërë mbi një vit që kur Kamenica qeveriset nga kryetari më i ri në moshë në gjithë Kosovën.
Qëndron Kastrati i cili mandatin e mori me Vetëvendosjen, por e vazhdoi nën petkun e PSD-së, në një intervistë për KosovaPress shprehet i kënaqur me udhëheqjen e tij.
Ai për synim kryesor ka që Kamenica së bashku me Ranillugun të bëhen një zonë ekonomike.
Sipas tij, kjo do të bënte që të ketë investitorë vendorë dhe të huaj, për shkak të pozitës së mirë gjeografike që ka Kamenica.
Kastrati ka kërkuar nga Qeveria të ndryshohet mënyra e ndarjes së buxhetit.
Për numrin e madh të shkollave dhe nxënësit e pakët , Kastrati thotë se duhet gjetur një zgjidhje sa më shpejtë.
Për largimin nga Vetëvendosje, Kastrati thotë se përkundër pakënaqësive që ka pasur në fillim te militantët dhe aktivistët e Vetëvendosjes, puna dhe zbatimi i programimit të tij ka vazhduar.
Sipas tij, nuk pa pasur ndonjë ndikim konkret që t’i bllokohen punët e Kamenicës