Është një vend ku as më guximtar nuk ka arritur të futet e të marrë informacion rreth tij. Ai është Ishulli Sentinel i Veriut, në Gjirin e Bengalit, trasnmton Gazeta Metro
Ky ishull ka popullatën e fundit në tokë që nuk është kontaktuar nga qytetërimi modern prej të paktën 50 mijë vitesh. Banorët e këtij vendi nuk lejojnë askëndë të kaloj aty, në fakt kush ia mësyn ishullit Sentinel, qërllohet me shigjetë.
Viktima më e fundit ishte një misionar i krishterë amerikan që donte t’i kontaktonte e të përpiqej të përhapte fenë e tij. Edhe pse vizitat pranë ishullit ishin të ndaluara me ligj, ai pagoi disa peshkatarë që ta çonin atje.
Qeveria indiane e njeh ishullin si një njësi të pavarur, dhe bën të pamundurën që ata të vazhdojnë të jetojnë të pashqetësuar.
Banorët e ishullit jetojnë duke gjuajtur kafshë të egra me harqe dhe shigjeta në pyllin shumë të dendur që mbulon ishullin. Me bimët e pemët ushqehen dhe ndërtojnë shtëpitë./gazetametro.net