Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim Johannes Hahn, do të qëndrojë nesër në Kosovë.
Gjatë vizitës në Kosovës, komisioneri Hahnn do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn”, thuhet në agjendën e kryeminsitrit.
Mësohet se e ndër temat kryesore të këtij takimi do të jetë taksa e vendosur prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja.
Metro ka raportuar se taksa ka afat deri me 21 janar për t’u hequr.
Kujtojmë se ditë më parë edhe Departamenti i Shtetit Amerikan i ka dërguar një letër Qeverisë së Kosovës ku i kërkohej heqja e menjëhershme e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës./gazetametro.net