Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi Sem Fabrizi ka deklaruar sot se BE-ja pret që kryerësit e vrasjes së liderit të Iniciativës qytetare PSD Oliver Ivanovicit të gjenden dhe të sillen para drejtësisë, transmeton Gazeta Metro.
“Sot bëhet një vit nga vrasja e Oliver Ivanovicit dhe mendimet e mija janë me familjen e tij, të afërmit e miqtë.
BE-ja pret që kryrëst të gjenden dhe të sillen para drejtësisë”, ka shkruar Fabrizi në profilin e tij në Twitter, Ivanovici është vrarë më 16 janar të vitit 2018 në Mutrovicë, para selisë së partisë së tij./gazetametro.net