Kompania e njohur e veturave Telsa, ka ofruar 1 milion dollarë dhe një veturë të kësaj kompanie, për të gjithë ata që arrijnë të thyejnë sistemin e sigurisë së modelit të ri të veturës së saj, trasnmeton Gazeta Metro
Kjo kompani u ofron programuesve mundësinë për të fituar çmime nëse gjejnë dobësi në softuerin e modelit 3. Personi i parë që do të thyejë sistemin e sigurisë do të fitojë gjithashtu një veturë Tesla Model 3.
“Që nga viti 2007, ‘Pwn2Own’ inkurajon fushat e reja të hulumtimit të cenueshmërisë në platformat më kritike”, tha Brian Gorenc, drejtor i lartë i hulumtimit për firmën Trend Micro.
Telsa është bërë partnerë me disa prej emrave më të mëdhenj në teknologji për të çuar më tej këtë angazhim dhe për të vazhduar drejtimin e hulumtimit të cenueshmërisë relevante .
Tesla e vlerëson punën e bërë nga programuesit dhe prej vitesh i ka vlerësuar ata. Në dy vitet e fundit vetëm dy persona kanë fituar çmime të majme, në krahasim me vitin 2016 kur u listuan 18 fitues./gazetametro.net